Ishte polic, natën punonte taksist! Kush është babai i dy fëmijëve, që ndërroi jetë në aksidentin tragjik

 Ishte polic, natën punonte taksist! Kush është babai i dy fëmijëve, që ndërroi jetë në aksidentin tragjik

Prej të paktën 20 vitesh, ai punonte si punonjës i forcave operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve. Baba i dy fëmijëve e për t’ja dalë vështirësive ekonomike, gjatë orëve të natës punonte edhe si taksist.

Por në orët e para të mëngjesit, teksa Luan Cenollari po kalonte kryqëzimin tek “21 dhjetori”, u përplas nga një makinë që ecte me shpejtësi të lartë.

Makina drejtohej nga një 30 vjeçar, i cili rezultoi të ishte i dehur. Veç gjendjes nën efektin e alkoolit, i riu i quajtur Emirjan Doko hyri me semafor të kuq… madje në automjet i gjetën dhe një armë.

Aksidenti ishte i fuqishëm. Makina e drejtuar nga oficeri i policisë së burgjeve u godit në krah. Cenollari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë. Bashkë me të, ndërroi jetë dhe një pasagjer që ndodhej në makinën e oficerit, një 69 vjeçar. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë dhe forcën me të cilën është goditur makina e oficerit Luan Cenollari.

30 vjeçari po ashtu mori lëndime serioze dhe rrezikon jetën. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve.

Mbi rastin, policia dha këtë njoftim zyrtar

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Për aksidentin tragjik reaguan miqtë e të njohurit e oficerit të ndjerë, që la pas dy fëmijë. Sindikata e Shërbimeve Policore ndau me ndjekësit në rrjetin social foton e të ndjerit, duke përcjellë dhe një mesazh të gjatë.

Sot në ora 03:15, nga nje aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy femijeve, punonjes i Policise se Burgjeve me karriere mbi 20 vite ne sherbim.

Aktualisht punonjes i Forcave Operacionale prane DPBurgjeve.

Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve.

Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune!

Vetem pergjate vitit 2021 , deri ne Tetor, jane vetelarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjes dhe ky trend po vazhdon ne gjithe sistemin.

Te ndalosh pagesen sipas ligjit per punen ne te shtuna dhe te djela, te mos paguash ditet teper mbi 22 dite/pune, te mos paguash rregullisht ditet e festave zyrtare, t’ju heqesh armatimin e brezit mbi 90% te stafit policor, normal qe do priten aksidente e braktisje sherbimi! Kjo eshte “dhurata” c’njerezore qe dyshja zaptuese e burgjeve, po i ben punonjesve ne sistem.

Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushellime te ndjera familjes se kolegut tone duke garantuar qe do gjendet prane me gjithe mundesite e saj!

Prehu ne paqe kolegu yne i nderuar!