Tiranë, i biri humb jetën prej infarktit… kur babai mëson lajmin, i ndalon zemra

 Tiranë, i biri humb jetën prej infarktit… kur babai mëson lajmin, i ndalon zemra

LumiNola/Getty Images

Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të mërkurë në Tiranë. Një  burrë 56 vjeçar pësoi atak kardiak.

J. Gjoni ishte sipërmarrës kromi me origjinë nga Martaneshi, por prej kohësh jetonte në kryeqytet.

Infakti i mori jetën atij, ndërsa sapo ka mësuar lajmin, babai i 56 vjeçarit, është goditur po ashtu nga infarkti.

Babai i të ndjerit, në të 80-tat, nuk ka mundur dot ta përballojë lajmin për humbjen e të birit. Zemra i ka pushuar së rrahuri, për shkak të dhimbjes së madhe. Në kushtet e tronditjes edhe ai u shua.