“Jam invalid, baba i 4 fëmijëve… tragjedia për mua erdhi kur aksidentuan time shoqe”

 “Jam invalid, baba i 4 fëmijëve… tragjedia për mua erdhi kur aksidentuan time shoqe”

Xhaviti është në të 40-tat. Prej afro 20 vitesh ai ka mbetur invalid i plotë, si pasojë e sindromës post-poliomelitis. Trupi i tij është i zhveshur nga fuqitë. Që në moshë 26 vjeçare ai merr kemp pasi e ka të pamundur të punojë, të sigurojë ushqim për fëmijët e tij.

E kjo përgjegjësi ra mbi shpatullat e Valbonës, të shoqes së Xhavitit, nënës së 4 fëmijëve. Familja Llukaj lëvizi nga Puka drejt Tiranës, për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.

“Vij nga qyteti i Pukës. Kam nusen dhe 4 kalamaj. Unë vetë jam invalid, diagnoza, post-poliomelitis. Vuaj që në moshën 26 vjeçare. Kemi kaluar shumë probleme e vuajtje, kemi jetuar të gjithë jetën me qira. Si në qytetin e Pukës, me njëmijë probleme e si këtu në Tiranë. Erdhëm këtu për një arsye, për fëmijët, të shkolloheshin e nusja të mund të punonte në një fabrikë.”-rrëfen Xhaviti në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Por pamundësia për të punuar ishte veçse një sprovë e vogël, në krahasim me atë që ndodhi pak muaj më parë. Xhaviti po ecte me të shoqen në një prej rrugëve të lagjes së tyre, kur ndodhi tragjedia. Teksa kalonin rrugën, një makinë aksidentoi Valbonën.

“Nusja punonte në një fasoneri, unë qëndroja në shtëpi, kalajmtë nëpër shkolla. Pa pritur e pa kujtuar, erdhi momenti tragjik për ne. Nëna e 4 kalamajve, me datë 3 shtator, u aksidentua. Po kalonte rrugën dhe u godit nga makina… në ato momente mendova se i humba të gjitha. Mendova vetëm për kalamajtë, nëse do të mund t’i rrisja dot i vetëm.”- tregoi Xhaviti.

Për të ndjekur rrëfimin e Xhavitit, klikoni më poshtë: