Jeton në një zonë radioaktive prej 10 vitesh… për t’u kujdesur për kafshët e mbetura atje

 Jeton në një zonë radioaktive prej 10 vitesh… për t’u kujdesur për kafshët e mbetura atje

Para një dekade, të gjithë banorët e zonave pranë stacionit nuklear në Fukushima (Japoni) u larguan prej frikës së niveleve të radioaktivitetit, përveçse një burri.

57 vjeçari që qëndroi pas quhet Sakae Kato. Burri vendosi të mos e braktisë shtëpinë e tij dhe të kujdeset për kafshët përreth zonës atje.

“Duam të jem i sigurt që derisa të jem këtu, të kujdesem për të gjitha macet”-thotë 57 vjeçari për Reuters

Që nga ajo kohë, ai është bërë i njohur kudo në botë. Dikur punonjës i një biznesi të vogël ndërtimi në qytezë, ai deklaroi se e mori vendimin për të qëndruan në këtë zonë të pabanuar, kur pa dhjetëra kafshë shtëpiake të ngordhura nëpër banesat e braktisura nga 160 mijë njerëzit që u evakuuan nga zona.

Shumëkush e sheh vendimin e tij si një çmenduri, ndërsa ka të tjerë që përmallen nga aktet e tij përkarshi kafshëve.

Deri më tani Kato ka varrosur 23 mace në oborrin e shtëpisë dhe po kujdeset për të paktën 41 mace të tjera. Ushqimin për kafshët ai e lë në disa kabina të vogla, të cilat i mban të ngrohta. Për shkak se burimet e uji atje janë ende të kontaminuara, 57 vjeçari niset drejt malit aty pranë ku gjendet një burim uji.