Jetonte i vetëm, flakët në banesë i marrin jetën 55 vjeçarit në Vlorë

 Jetonte i vetëm, flakët në banesë i marrin jetën 55 vjeçarit në Vlorë

Foto Ilustruese

Një ngjarje e trishtë është regjistruar këtë mëngjes në Vlorë, ku një 55 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tij.

55 vjeçari i identifikuar nga autoritetet me inicialet Gj.B, jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Zjarri në shtëpinë e tij në lagjen ‘Rilindja’ ka rënë rreth orës 06:20 të këtij mëngjesi, duke i marrë jetën burrit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë- Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.