“Ka dy fëmijë brenda” Momente frike teksa makina tërhiqet për 800 metra nga rryma e ujit

 “Ka dy fëmijë brenda” Momente frike teksa makina tërhiqet për 800 metra nga rryma e ujit

Kjo makinë u tërhoq nga rryma e ujit për rreth 1 kilometër, ndërsa në brendësi të saj mbetën të bllokuar një grua dhe dy fëmijë të mitur.

Momentet janë kapur në kamera nga qytetarët atje, të cilët kanë njoftuar menjëherë forcat zjarrfikëse. Makina ka ‘udhëtuar’ gjysëm milje në ujë dhe fatmirësisht nuk është përmbysur. Pas rreth 1 kilometri, makina është përplasur me një tubacion aty, që ka ndaluar automjetin.

Në këtë moment, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë mundur të nxjerrin nga makina fillimisht fëmijët e në fund gruan. Fatmirësisht, përveçse momenteve të tmerrit, asnjë prej tyre nuk është lënduar.

“Kishte një mundësi potenciale që makina të përmbysej në ujë, duke krijuar më pas një problem serioz”-tha për median e huaj, shefi i departamentit të zjarrfikësve Tj Cathey.

Shumë njerëz habiten sesi uji mund të marrë zvarrë një makinë. Rrymat dhe lëvizja e shpejtë e ujit janë të rrezikshme. S’mund të falenderoj sa duhet zjarrfikësit që mundën të kryejnë atë shpëtim të rrezikshëm”-shtoi kreu i zjarrfikësve.

Ngjarja ndodhi në zonën e Portales në SHBA