“Kam lënduar rëndë time shoqe” 35 vjeçari i merr jetën gruas në Zvicër

 “Kam lënduar rëndë time shoqe” 35 vjeçari i merr jetën gruas në Zvicër

Photo credit: BRK News

Në orët e para të mëngjesit një 35 vjeçar shqiptar ka telefonuar në urgjencë për të treguar se sapo kishte lënduar rëndë të shoqen.

Ngjarja ndodhi në Zvicër (St.Gallen). Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gruaja 32 vjeçare, kishte ndërruar jetë. Policia e arrestoi 35 vjeçarin me origjinë nga Kosova, ndërsa lajmi u përcoll në median zvicerane.

Media atje nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivin e vrasjes në familje, por ka raportuar se në momentin e krimit, tre fëmijët e çiftit shqiptar ndodheshin në banesë. Fatmirësisht secili prej të miturve ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Foto e shkeputur nga kronika e Blick

Siç raportoi ‘Blick’, nga të dhënat e deritanishme rezulton që nuk është përdorur një armë zjarri.

Shumë prej fqinjëve në këtë zonë u shprehën të shokuar për ngjarjen.

“Shumë familje me fëmijë jetojnë këtu. Kurrë nuk e kisha menduar se do të ndodhte diçka e tillë, është një shok për të gjithë ne”-tha një prej banoreve të godinës.