Mbi 1 mijë gradë celcius, pamjet mbresëlënëse të “liqenit të zjarrtë” të Afrikës

 Mbi 1 mijë gradë celcius, pamjet mbresëlënëse të “liqenit të zjarrtë” të Afrikës

I “fshehur” në qendër të kontitentit Afrikan, gjendet një liqen i zjarrtë që duket sikur ka dalë nga librat e ndonjë romani fantastiko-shkencor. Në të gurët  shkrijnë si gjalp, ndërsa temperaturat i kalojnë 1 mijë gradë celcius.

Credit: Bella Falk

Fotoja e mësipërme i përket vullkanit Niragongo, i cili ndodhet në Republikën Demokratike të Kongos. Krateri i këtij vullkani është një liqen llave i cili është më i madhi në të gjithë planetin për sipërfaqe.

260 metër i gjerë, kjo ‘pishinë’ e zjarrtë mban në brendësi afro 6 milionë metër kub llavë, të mjaftueshëm për të mbushur 2500 pishina olimpike.

Credit: Bella Falk

Që prej vitit 2002, ky krater ku ndodhet ‘liqeni i zjarrtë’, vijon të qëndrojë aktiv, duke u kthyer në një prej vullkanove më aktivë në tokë.

Për shkak të aktivitetit që zgjat prej 20 vitesh tashmë, qielli mbi vullkanin Niragongo “pret” zhurma me të vërtetë të habitshme. Në disa raste, dëgjohen disa zhurma të ngjashme me ujëvarat, të cilat ‘shpohen’ nga zhurmat e mprehta të shpërthimeve të gazit.

“Nuk ka një vend të dytë si ky në botë. Kur qëndron në buzë të këtij krateri, ky i fundit të bën të kuptosh se planeti ynë është si një qënie e gjallë, ndërsa ne njerëzit jemi krijesa shumë të vogla në këtë vend”- shprehet Benoît Smets, një studiues që prej 5 vitesh studion e heton Niragongon.

Credit: Bella Falk

Shumë prej banorëve lokalë në këtë zonë, besojnë se ky vullkan është një vend që i përket një tjetër bote, ndërsa shumë të tjerë besojnë se shpirtrat e mëkatarëve shkojnë atje për t’u djegur. Një tjetër vullkan (i fjetur) që ndodhet aty pranë, maja e të cilit mbulohet nga e bardha e dëborës e akujve, besohet nga banorët e zonës të jetë pikërisht vendi i kundërt, atje ku shpirtrat e mirë shkojnë.

Ndërkohë për studiuesit, Niragongo mbetet një ndër të paktët vullkanë që përmban një liqen llave, kjo për shkak të kushteve ekstreme që do të duhej të përmbusheshin, që të ketë një ‘liqen’ të tillë.

“Që të kesh një liqen me llavë, do të duhet të ketë një dhomë me magma shumë pranë sipërfaqes, në mënyrë që kjo e fundit të ngjitet lart. Për më tepër, do të duhet një llavë konsistende, me një masë 50% silikat (SiO2), në mënyrë që llava të jetë e rrjedhshme. Të tilla kushte janë jo të shpeshta e shumë të vështira për t’i mbajtur gjatë. Ndaj ky vend është kaq i rrallë”-shpjegoi studiuesi Smets.

Burimi: BBC/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info