Pamjet, 24 vjeçari humb jetën në aksident… u desh ndërhyrja e zjarrfikësve

 Pamjet, 24 vjeçari humb jetën në aksident… u desh ndërhyrja e zjarrfikësve

Në orët e para të mëngjesit, një makinë e drejtuar nga një 24 vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit 24 vjeçari me inicialet D.P ka ndërruar jetë, ndërsa një pasagjer 61 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë makinën, e cila është shkatërruar dhe rrotulluar në krah.

“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njoftoi policia.