Të rrisësh fëmijën në një karrige me rrota

 Të rrisësh fëmijën në një karrige me rrota

“Kur mësova se do të bëhesha me fëmijë, mendova me veten, a do të jetë e mundur që të rris fëmijën duke patë kushtet e mia”

Kjo grua quhet Laura. Një ngjarje fatkeqe i hoqi mundësinë për të ecur. Kur mësoi se do të bëhej me fëmijë një ndjenjë e bukur e përshkoi… por njëkohësisht dhe një moment reflektimi, duke patur parasysh gjendjen e saj fizike.

Nisi të kërkojë për mundësi që të mund të ‘modifikonte’ karrigen e saj me rrota për të vendosur aty një ndenjëse për foshnjen. Për çudinë e saj, një “modifikim” i tillë nuk gjendej kurrkund. Ajo kishte kërkuar nëpër dyqane e internet pa gjetur asnjë zgjidhje konkrete.

Laura pa rastësisht një reklamë në internet të një punishteje metalesh dhe iu drejtua me një thirrje për ndihmë. Pronari i punishtes iu përgjigj kërkesës.

“Kjo ishte një kërkesë që ne nuk dëgjojmë përditë… Ishte një sfidë nga ana inxhinierike, gjithashtu dhe një surprizë, që askush nuk e kishte bërë më parë”-tregoi Marku, pronari i punishtes

Punishtja arriti të krijojë mundësinë për të lidhur në karrigen me rrota një ndenjëse (sexholino) për fëmijë, ndërsa Marku tha se “ishte shumë krenar që mundi të bënte diçka për të ndihmuar Laurën”