Kamarieri shkodran dorëzon në familjen e Musaenit donacionet e mbledhura

 Kamarieri shkodran dorëzon në familjen e Musaenit donacionet e mbledhura

Ishte një ndër qytetarët që vendosi të bëjë diçka për t’i dhënë ndihmë familjes së jetimit, të riut që humbi jetën disa ditë më parë gjatë një konflikti në Velipojë.

Kamarieri shkodran Rehyl Toska thotë se ia ka dorëzuar plot 60 zarfe me donacione nga shumë punëtorë e njerëz të thjeshtë, që iu bashkuan thirrjes së tij për të ndihmuar familjen e Musaenit.

“Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, tërë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sado me ngroh një fije familjen, me atë që janë duke përjetuar” tha Rehyli.

Kujtojmë se mesnatën e të shtunës, përplasja me armë mes dy familjeve Ferracaku e Gocaj solli vdekjen e 4 personave. Mes tyre u pre në mes dhe jeta e Musaen Zenelit, i cili sapo kishte nisur punën.