Kristi niset drejt shërimit në Itali! Premtimi i Elvisit për nënën e 12 vjeçarit: Do të jemi në këmbë për ju

 Kristi niset drejt shërimit në Itali! Premtimi i Elvisit për nënën e 12 vjeçarit: Do të jemi në këmbë për ju

“Do të shkosh atje, do të takosh shumë shqiptarë që i kemi dërguar më parë. Do ta shohësh vetë me sy, do ta ndjesh me zemër kujdesin që bëjmë për ata, edhe këtë do të bëjmë për ju. Do të jesh në komunikim me ne, për çdo problematikë që do të kesh, ne do të jemi në këmbë për ju.

Këto ishin fjalët e premtimi që Elvis Naçi i dha Flordës, pak para se ajo së bashku me të birin të bëhen gati për t’u nisur në Itali.

Krist, na jep leje të ikim ne… kur të vish pres të më thuash këto fjalë, flej natën xhaxhi Vis e nuk kam më dhimbje. Zoti të ruajtë.”– i thotë Elvisi Kristit.

Menjëherë pas dhënies së lajmit të madh se fondet për kurimin e Kristit janë mbledhur, nëna me të birin bëhen gati të nisen drejt Italisë.

Largimi i Kristit ishte një moment prekës, veçanërisht kur shikon lotët e babait e vëllait të vogël të 12 vjeçarit, i cili qan me dënesë pasi s’do të mund ta ketë pranë Kristin.