Kur ishte 3 vjeç u betua para bustit të Adem Jasharit… sot betohet si ushtar i FKS-së

 Kur ishte 3 vjeç u betua para bustit të Adem Jasharit… sot betohet si ushtar i FKS-së

Në moshën tre vjeçare Petriti do të shkonte përpara bustit të heroit të madh, Adem Jasharit. Një foto e shkrepur, ku tre vjeçari betohej si ushtar.

Vitet kaluan dhe sot Petrit Behrami e ka plotësuar ëndrrën. Pak ditë më parë ai u betua zyrtarisht si ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës… shkoi për t’u betuar pikërisht atje ku dha ‘premtimin’ kur ishte vetëm 3 vjeçar

Për ta uruar për detyrën, për vizitë në banesë i shkoi deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila shkroi në rrjetin social.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK. Petriti qe kur ishte 3 vjeqar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës. Fotografite e më  poshtme deshmojne qe në jetë duhet të kesh qellim dhe ta ndjekesh ëndrren e ta bësh realitet.

Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!“, ka shkruar ajo.