Sheh të miturin që flinte në rrugë, i riu i jep xhaketën e tij… video prekëse nga Tirana

 Sheh të miturin që flinte në rrugë, i riu i jep xhaketën e tij… video prekëse nga Tirana

Thuajse përditë media e huaj mundohet të përcjellë raste që në pah vënë humanizmin, sado i vogël qoftë ai. Kjo pasi humanizmi, empatia dhe ndihma për nje njeri në nevojë, është përherë një model pozitiv për t’u ndjekur.

Njëlloj si rasti i këtij të riu, i cili ndaloi në mesin e rrugës për t’i dhënë xhaketën një të mituri që po flinte në rrugë dhe dukshëm kishte ftohtë. Video u postua nga joq, ndërsa pamjet i dërgoi një grua që kishte kaluar fundjavën në Tiranë dhe po kthehej në Kosovë.

“Isha duke u nisur per ne Kosovë pasi kalova vikendin ne Tiranë, dhe rastesisht pash kete djalin me skuter qe ndaloi dhe i dha xhaketen e tij ketij djalit te vogel qe po flinte aty ne tokë, u befasova shume per gjestin e tij she njekohesisht e pergezova per kete qe beri dhe ne fund i tregova qe e kam ingjizuar dhe e pyeta nese mund ta postoj ne instagramin tim, por thash me mire ta dergoj dhe ketu te ju qe ta shohin dhe te tjeret sjelljen madheshtore te tij.
Dhe ne fund i dhuroi edhe disa para.
(Vendi: Unaza e re, zona e Astritit)

Me respekt Kaltrina”