Pamjet nga përmbytjet në Itali, jugu i shtetit fqinj pret uraganin “mesdhetar”

 Pamjet nga përmbytjet në Itali, jugu i shtetit fqinj pret uraganin “mesdhetar”

Një ciklon ka goditur pjesën jugore të Italisë, ndërsa përmbytje të shumta janë regjistruar në Siçili e Kalabri gjatë ditëve të fundit.

Media italiane raportoi se në detin pranë Siçilisë, ka tashmë një uragan të mirfilltë, ndërsa autoritetet kanë vënë alarmin që prej ditës së djeshme për kushtet e vështira të motit. Cikloni me erëra me shpejtësi deri në 100 km/h u klasifikua nga ekspertët e shtetit fqinj si një uragan mesdhetar.

(Shikoni këtu hartën satelitore)

Në Skordia një person humbi jetën si shkak i përmbytjeve. 67 vjeçari ishte së bashku me të shoqen në automjet kur uji dhe balta përfshinë makinën. Çifti i të moshuarve tentoi të dalë nga makina, por uji i mori përpara. Për fatin e gruas ende nuk dihet gjë.

Ndërkohë shkollat në shumë komuna të Siçilisë e Kalabrisë janë mbyllur si pasojë e motit të keq. Media italiane referoi se në 48 orët e fundit në këto zona ka rënë shi i barabartë me 6 muaj reshje.