Italia forcon masat kufizuese, çfarë duhet të dinë shqiptarët dhe kush mund të udhëtojë

 Italia forcon masat kufizuese, çfarë duhet të dinë shqiptarët dhe kush mund të udhëtojë

Duke filluar nga dita e nesërme, Italia do të vërë në fuqi të tjera masa kufizuese për hyrjen në territorin e saj, masa të cilat prekin edhe shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë atje.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se nga 26 tetori deri më 15 dhjetor të këtij viti, do të lejohet udhëtimi i shtetasve shqiptarë vetëm për këto arsye:

-motive pune; -motive shëndeti; -motive studimi; -motive urgjence,

-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,

-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Një tjetër element me rëndësi është plotësimi i formularit “PLF” (passenger locator form). Një tjetër detaj me rëndësi është se kush do të duhet të kryejë karantinë.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se ??? orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ?? ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.”-njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.