“Kur të vdes, a mund ta rrisësh djalin tim?” Historia e jashtëzakonshme e një infermiereje

 “Kur të vdes, a mund ta rrisësh djalin tim?” Historia e jashtëzakonshme e një infermiereje

Prej dekadash ajo ka punuar si infermiere në repartin e onkologjisë. Ka marrë dhjetëra e qindra falenderime për punën e përkujdesin ndaj pacientëve, shumë prej të cilëve ditët i kanë patur të numëruara në këtë botë.

Tricia Seaman

Por kurrë kjo infermiere, e quajtur Trisha, nuk kishte marrë një kompliment më të madh, sesa ajo e një gruaje 45 vjeçare. Kjo e fundit sapo kishte mësuar se ishte me kancer dhe pak kohë i mbetej. Ishte nënë e një djali 8 vjeçar, të cilin e kishte rritur e vetme.

E ndjera, Tricia Somers

Infermierja kujton momentin kur mësoi për lajmin dhe i dha një përqafim.

“Çfarë mund t’i thuash një njeriu që mëson atë lajm. Ajo ishte veçse 45 vjeçe. Kështuqë i dhash një përqafim…”-kujton Trisha.

Në atë moment, 45 vjeçarja pyet infermieren

“A mundesh ta marrësh djalin… a mund ta rrisësh tim bir kur unë të vdes?”

Të dyja gratë nuk njiheshin me njëra- tjetrën dhe kjo ngjarje prekëse ndodhi në vitin 2014. Pak kohë më vonë në atë vit, 45 vjeçarja ndërroi jetë prej sëmundjes… ndërsa infermierja, Trisha, i kishte dhënë fjalën të ndjerës se do ta rriste ajo fëmijën.

Për të ardhur në vitin 2022. Djali 8 vjeçar i quajtur Uesli sot është 16 vjeçar. Trisha e adoptoi Ueslin dhe vendimin e mbështeti e gjithë familja e saj. Uesli u rrit jo si një jetim, por si djali i një babai, një nëne, një familje. I shkëlqyer me rezultatet në shkollë, ai kujton nënën dhe vendimin e saj për t’i bërë një kërkesë aq të madhe Trishës, infermieres, nënës së tij të dytë.

“Mendoj se kërkesa e saj, në atë kohë, ishte e vetmja gjë që ajo mund të bënte. Jam falenderues për çdo ditë të jetës sime, që mami mori atë vendim”-tregoi Uesli.

E ashtu si çdo nënë, edhe në të vdekur, 45 vjeçarja i kishte përgatitur disa dhurata të vogla djalit, që t’i jepeshin për ditëlindje. Në një mënyrë apo tjetër, infermierja dhe nëna e ndjerë janë duke e rritur bashkë Ueslin.

Burimi: CBS, On the Road/ Përshtati: Shqiptarët për Shqiptarët.info