Kush është bamirësi nga Tetova, që lumturoi me banesë të re dy jetimët nga Burreli

 Kush është bamirësi nga Tetova, që lumturoi me banesë të re dy jetimët nga Burreli

Këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” publikuam momentet e lumturimit të një familje me dy jetimë nga Burreli.

Almira jetonte (me vajzën 5 vjeçe e djalin 2 vjeçar) në kushte jashtëzakonisht të vështira. I shoqi i Almirës humbi jetën si pasojë e një infarkti në zemër, teksa ishte në kurbet për të siguruar të ardhura për fëmijët.

Tashmë fëmijët e Almira jetojnë në një banesë të re. Elvis Naçi shpjegoi në emision se shtëpia për familjen nga Burreli, u bë e mundur falë një bamirësi zemërbardhë.

“Kjo shtëpi ka një donator ose dhurues specifik. Dhuruesi quhet Jumni Selmani, i cili është nga Tetova. Ai na la amanet që të gjejmë e dhurojmë për një familje me jetimë. Një gjë e bukur, pra një familje e Tetovës që bëhet sebep për një shtëpi të re për një familje në Burrel. Ne e kemi thënë gjithmonë, të ndarë në troje, në zemër një.”-shpjegoi Elvisi.