“Librat nuk e kanë vendin në plehra” Historia e punëtorëve sanitarë, që krijuan bibliotekë për qytetin

 “Librat nuk e kanë vendin në plehra” Historia e punëtorëve sanitarë, që krijuan bibliotekë për qytetin

Çdo ditë në orët e para të mëngjesit, ata dalin në punë. Në orët kur qyteti është ende në “gjumë”, këta punëtorë dalin të mbledhin plehrat. Shumë herë ata janë përballur me qese të tëra të mbushura me libra që janë hedhur në koshë apo kontenierët e plehrave.

I bindur se librat nuk e kanë vendin në plehra, disa nga këta punëtorë të Ankarasë, menduan që t’i marrin e t’i përdorin për qëllimin për të cilin u krijuan librat… për t’u lexuar. Punonjësit i kanë vendosur librat në një ish fabrikë tullash e kanë arritur të mbledhin e seleksionojnë më shumë se 25 mijë libra.

Punonjësit i pastrojnë fillimisht librat e më tutje i kategorizojnë. I krijuar si një librari për t’u përdorur nga punëtorët që kishin dëshirë për të lexuar, prej vitesh tashmë godina është hapur për publikun dhe shërben si një bibliotekë për këdo që dëshiron të vijë të lexojë… madje njerëzit nisën të mos i hedhin më librat që nuk dëshironin, por t’i dhuronin për këtë bibliotekë.