T’i shpëtosh vdekjes për “një fije”, pamjet dramatike bëhen virale në rrjet

 T’i shpëtosh vdekjes për “një fije”, pamjet dramatike bëhen virale në rrjet

Një motoçiklist i ka shpëtuar vdekjes së sigurt, ndërsa pamjet e kapura nga një kamera sigurie janë bërë virale në rrjet e shumë media.

Burri po ecte me motorrin e tij pranë një hekurudhe. Ai e kupton në momentin e fundit që një tren me shpejtësi të lartë po vinte drejt tij. Arrin të frenojë pak centimetra larg shinave dhe aty humb ekuilibrin. Një pjesë e motorrit bie mbi shina, ndërsa fatmirësisht burri i shpëton goditjes së trenit.