Liga e Kombeve, Shqipëria ndalet në barazim 1-1 me Islandën

 Liga e Kombeve, Shqipëria ndalet në barazim 1-1 me Islandën

Ka përfunduar me rezultatin 1 me 1 ndeshja mes Islandës e Shqipërisë, e para sfidë e kuqezinjve në edicionin e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Shqipërisë arriti të shënojë e para në portën e skuadrës pritëse përmes Seferit.

Pjesa e parë përfundoi në avantazh të Shqipërisë, por në minutën e 49’-të, Jon Dagur Thorsteinsson arriti të barazojë rezultatin.

Shqipëria renditet aktualisht në vendin e tretë me një pikë në grupin B, ndërsa Islanda e dyta, pasi ka një ndeshje më shumë.