Lindën të ngjitur, vëllezërit binjakë i shpëtojnë mrekullisht operimit të vështirë

 Lindën të ngjitur, vëllezërit binjakë i shpëtojnë mrekullisht operimit të vështirë

Ahmet dhe Muhamed. Dy vëllezërit binjakë të lindur 1 vit më parë të ngjitur trup më trup, do të mund të festojnë 1 vjetorin e tyre si dy fëmijë tashmë të shëndetshëm.

UNICEF ka përcjellë historinë e vëllezërve binjakë të cilët kishin lindur të ngjitur në gjoks e bark në një spital të Jemenit më dhjetor të 2020.

Pas lindjes së vështirë, doktorët e spitalit atje kontaktuan me UNICEF-in për të gjetur mundësinë për mbledhjen e fondeve e ekspertizës së duhur për t’i shpëtuar jetën binjakëve.

Operimi i komplikuar u krye në korrik në Jordani dhe tashmë për këtë dhjetor, dy vogëlushët mund ta festojnë ditëlindjen në krahët e prindërve.

“Nuk di sesi të shpreh gëzimin, ndjenjat e mia. Kisha shumë frikë në fillim, por me shpreën në Zot dhe tek ekipi i mjekëve… gjithçka shkoi mirë falë Zotit. Dua t’i jap falenderimet e mia UNICEF-it, donatorëve dhe doktorëve që na shoqëruan në të gjithë këtë rrugëtim.”-tha babai i binjakëve.

Videon e gjeni këtu