Sakrifica e nënës, jep jetën për të shpëtuar të birin nga sulmi i qenit ‘pitbull’

 Sakrifica e nënës, jep jetën për të shpëtuar të birin nga sulmi i qenit ‘pitbull’

Një 35 vjeçare gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të rënda që mori, teksa luftoi me një qen të racës ‘pitbull’ në tentativë për t’i shpëtuar jetën djalit të saj 4 vjeçar.

Hedhër Pingel (Heather Pingel), u gjet nga i shoqi në tualet, e gjakosur dhe thuajse pa ndjenja. Gruaja humbi jetën pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar.

Gruaja ishte në shtëpi e vetme me të birin, Damion, ndërsa vajza e saj në shkollë. I shoqi i 35 vjeçares kishte shkuar për vitizë tek i vëllai.

Me t’u kthyer në shtëpi, Shejn, i shoqi, e gjeti 35 vjeçaren në gjendje të rëndë. Ai arriti të kapë qenin i cili po ashtu e kafshoi edhe atë. Shejn e qëlloi për vdekje ‘pitbullin’ dhe njoftoi ambulancën.

I biri 4 vjeçar po ashtu ishte sulmuar dhe mori 70 qepje në trup.

Ne nuk e dimë se për sa kohë kishte luftuar  Hedhër me qenin. I shoqi e gjeti të shtrirë në tualet, ajo i kishte thënë ‘nuk kam më krahë, po vdes”-tregoi për median e huaj motra e viktimës.

Kur 35 vjeçarja shkoi në spital, mjekët u detyruan t’i amputojnë të dyja krahët, por veshkat e gruas kishin ndaluar së funksionuari e kësisoj nëna e dy fëmijëve gjeti vdekjen.

Djali i saj 4 vjeçar, i cili mori 70 qepje, fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore… kjo vetëm falë sakrificës së nënës.