Lotët e 11 vjeçares shqiptare në kampin sirian: Nuk dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi

 Lotët e 11 vjeçares shqiptare në kampin sirian: Nuk dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi

Së shpejti në Shqipëri pritet të mbërrijnë 5 gra e 14 fëmijë të mbetur në kampet e Sirisë. E teksa autoritetet vijojnë me punën për riatdhesimin, gazetari i emisionit italian ‘Le Iene’, Taulant Koplikaj, ka patur rastin të intervistojë një prej fëmijëve shqiptarë.

E strukur dhe me lot në sy, Jasmina është vetëm 11 vjeçe. Gazetari i afrohet për ta pyetur për emrin dhe nëse ka dëshirë të largohet nga kampi. Vogëlushja i thotë ‘nuk dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon më tutje 11 vjeçarja.