Nesër Shqipëria përfshihet nga temperaturat ekstreme, disa këshilla për t’u mbrojtur nga i nxehti

 Nesër Shqipëria përfshihet nga temperaturat ekstreme, disa këshilla për t’u mbrojtur nga i nxehti

Dita e nesërme pritet të sjellë sërish temperatura ekstreme deri në 41 gradë celcius në territorin e Shqipërisë.

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEUM) paralajmëroi se në thuajse të gjitha qarqet e vendit të dielën ka një rrezik të shtuar për krijimin e zjarreve, kjo për shkak të temperaturave të larta në vend. Po sipas IGJEUM, vala e të nxehtit do të shoqërohet edhe me pluhur, me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Në këto kushte, është e rendit që qytetarët të mundohen për të evituar daljes gjatë orëve të pikut (11:00- 17:00).

Më poshtë në artikull gjeni disa këshilla dhënë më herët nga institucionet shëndetësore të Shqipërisë e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Institutit të Gjeoshkencës:

‘ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 36 °C
në vendet e ulëta: 20 / 41 °C
në vendet malore: 16 / 36 °C
Era
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.’- shkruan IGJEUM.