“Mami ka shumë ujë” Rrëfimi i një gruaje që u përball me përmbytjet në Gjermani

 “Mami ka shumë ujë” Rrëfimi i një gruaje që u përball me përmbytjet në Gjermani

Marion Wenzel është një ndër gjermanet që pa sesi shtëpia e saj u përfshi nga përmbytjet. Gjithçka ka humbur, nga elektroshtëpiaket, mobiljet e deri tek kujtimet e vogla, njëlloj si këto blloqe me foto të fëmijëve të saj.

Për një gjë të vetme është e mirënjohëse kjo grua, që tre fëmijët e saj janë mirë, nuk u lënduan gjatë përmbytjeve.

“Janë gjallë, janë mirë dhe kjo më bën të ndihem e lumtur. Kjo është gjëja më e madhe, më e rëndësishme“-thotë gruaja.

Është mirënjohëse sepse kujton momentin kur një ndër fëmijët po e thërriste

“Mami, mami, mami ka shumë ujë… një burrë po vjen vërdallë dhe po bërtet “Ndihmë, ndihmë, ndihmë’… pastaj ai burri u zhyt në ujë e më pas doli prap duke bërtitur ‘ndihmë, ndihmë’, por pastaj u zhyt prap në ujë dhe nuk doli më”

Njerëzit po mundohen ta hedhin pas tragjedinë, ndërsa qindra njerëz ende po kërkohen. Marion i tregon BBC-së se në shtëpi nuk ka më asgjë që funksionon dhe se ajo fle në shtëpinë e saj të shkatërruar, një godinë pa dyer.

Ndërkohë mijëra vullnetarë kanë ardhur nga mbarë vendi për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet. Shumë prej tyre kanë ardhur me ndihma ushqimore, sepse edhe ushqimi është kthyer në plot raste, në një komoditet që nuk e gjen kollaj.