Video emocionale, mbesa martohet në spital para se gjyshja e saj të mbyllë sytë

 Video emocionale, mbesa martohet në spital para se gjyshja e saj të mbyllë sytë

Gjyshja e saj e shtruar në spital. E diagnostifikuar me kancer në mushkëri, ajo po jeton ditët e saj të fundit në këtë botë.

Por përpara se të mbyllë sytë, mbesa e saj ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer buzëqeshjen, për t’i dhuruar diçka për zemrën e shpirtin. Ceremoninë martesore e ka bërë pikërisht në dhomën e spitalit ku po qëndron gjyshja.

Sipas medias amerikane e cila postoi videon, dy ditë pas këtij momenti prekës, gruaja ndërroi jetë në spital.