Mbi 30 vite që punon në tren, gruaja: Dikur makina nuk kishte! Rruga më e bukur ajo drejt Pogradecit

 Mbi 30 vite që punon në tren, gruaja: Dikur makina nuk kishte! Rruga më e bukur ajo drejt Pogradecit

Kjo grua quhet Majlinda Luto dhe ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni. Pavarësisht se tashmë trenin pak njerëz e zgjedhin, Majlinda s’ka ndërmend ta braktisë. Është puna e saj e kahershme dhe i pëlqen.

E pyetur në një prononcim për median nëse ka patur artisë të njohur, Majlinda tregon për rastin e Parashqevi Simakut.

“Njerëzit me tren vinin atëherë, sepse nuk kishte makina. Edhe artistët me tren vinin. Parashqevi Simaku gjithmonë vinte me mua, Kavajë-Tiranë. Ishte shumë e bukur, na pëlqente. I merrnim kabinë, sepse kemi pasur vagonë me kabina. Ngaqë ishin njerëz të veçantë i fusnim në kabinë. Kemi pasur kabina dhoma-dhoma dhe i merrnim. Edhe ata kishin qejf të rrinin si larg njerëzve. Parashqevia ka qenë shumë e bukur. Nuk donte njeri ajo afër. I merrja kabinë dhe më thoshte: ‘aman Majlinda mos më vijë njeri afër’. Ishte e dashur shumë, por rrinte veçmas”, tregoi Majlinda.

-Kush është rruga më e bukur në Shqipëri për t’u bërë me tren?

Majlinda: Rruga më e bukur është Pogradeci, se është udhëtim i bukur që sheh shumë gjëra. Bileta e trenit vijon të jetë e ulët, 1450 lekë të vjetra Tiranë- Durrës. Dikur ishte 80 lek.