Një gjest të bukur e ndjek një komb i tërë! Historia prekëse e vogëlushit 4 vjeçar

 Një gjest të bukur e ndjek një komb i tërë! Historia prekëse e vogëlushit 4 vjeçar

Jo shumë kohë më parë, Dejv vendosi të instalojë një kamera në hyrjen e shtëpisë së tij. Nuk vonoi shumë dhe kamera kapi një ‘shkelës serial’ tek oborri para shtëpisë.

Ishte një fëmijë 4 vjeçar. Vinte përditë në të njëjtin orar, sikur ta kishte ‘detyrë’ ardhjen në orar. 4 vjeçari vinte me biçikletë e bënte një xhiro aty.

Kur Dejvi e pa vogëlushin, vendosi ta bëjë edhe më argëtues xhiron e tij me biçikletë. Në orët e vona të natës, doli tek sheshi para shtëpisë së tij dhe krijoi një ‘pistë garimi’ me shkumës. Diçka të thjeshtë. I la dhe një mesazh djaloshit duke i thënë: “Vogëlush, fiton ti!”

Të nesërmen vogëlushi erdhi për xhiron e tij ditore dhe pa pistën. Menjëherë nisi të ‘garojë’ aty. Dejvit iu bë qejfi që vogëlushi u argëtua. Ai vetë nuk ka fëmijë dhe për të lumturuar një djalë që as emrin nuk ia njihte, nis të bëjë të tjera ‘pista’… kësaj here më të bukura.

4 vjeçari i quajtur Kuin vijoi të vinte përditë tek ‘pistat e garave’ derisa një ditë e takoi Dejvin. E falenderoi shumë për mundimin.

“Ka qenë diçka shumë e bukur, ndihesh mirë kur sheh humanizmin e njerëzve”-tha babai i 4 vjeçarit. Rasti i Dejvit dhe lidhjes së tij të veçantë me 4 vjeçarin u përcoll në media.

E çfarë ndodh kur njerëzit shohin diçka pozitive? Ndjekin shembullin e mirë. Në shumë vende të SHBA-ve, shumë familje nisën të krijojnë ‘pista’ apo lojëra për fëmijë në oborret e tyre.