Me fotot e vajzave të ndjera, historia e tre burrave që mblodhën mbi gjysëm mln euro për bamirësi

 Me fotot e vajzave të ndjera, historia e tre burrave që mblodhën mbi gjysëm mln euro për bamirësi

“Shkatërrim, është një fjalë shumë e vogël. Dua të them se ti bie në humnerën e një bote surreale, të një dhimbje komplekse”

Këto janë fjalët e një babai i cili kupton në thellësi, çfarë do të thotë dhimbje e sesa të pafuqishëm jemi ndonjëherë. Quhet Majk Palmer dhe kohë më parë humbi të bijën.

Andi Airey, njëlloj si Majku, ka humbur të bijën. Thotë se bota i ra mbi kokë.

“Papritur, bota më ra mbi kokë. Papritur, nuk kisha ku të mbahesha, asgjë nuk dukej reale. Kisha thjesht një zbrazëti, sikur një sëmundje në fund të stomakut”

Tim Owen është i treti. Edhe ai baba që humbi të bijën.

Bamir

“Të duket sikur je në rënie të lirë dhe nuk e kupton se ku po shkon. Kjo ndjesi është shkatërruese, thjesht të shkatërron. Nuk e kupton dot, nëse më të vërtetë mund ta rimarrësh sërish veten.”

Pak javë më parë këta tre burra treguan historitë e tyre të ngjashme për humbjen e vajzave në BBC. I kishin vënë për qëllim vetes të mblidhnin para për bamirësi për të rritur vetëdijen për tragjedinë që i mori vajzat. Dhe duket se një veprim i tillë u arrit me sukses. Të tre baballarët arritën të mbledhin një shumë prej afro 500 mijë paundësh, në një udhëtim prej dhjetëra miljesh, duke mbajtur me vete fotot e vajzave të tyre të ndjera.