“Më mësoi të mos urrej e hakmerrem, t’i dua njerëzit” I jepet lamtumira e fundit Sherif Merdanit

 “Më mësoi të mos urrej e hakmerrem, t’i dua njerëzit” I jepet lamtumira e fundit Sherif Merdanit

I është dhënë sot lamtumira e fundit artistit të madh Sherif Merdani, i cili mbylli sytë një ditë më parë në moshën 81 vjeçare.

Djali i Merdanit, Gerardi, tha disa fjalë prekëse në media për të atin, i cili humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Gerardi rrëfeu se babai iku i lumtur nga kjo botë.

“Ka qenë shumë i lumtur. Besonte shumë në Zot dhe Zoti i dha mundësi të shikonte disa vite të lumtura. Unë besoj që jam ndër moshatarët e mi që di më shumë për periudhën e komunizmit. E vuante, nuk ia falte dot sistemit atë që i kishin bërë.

Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar.

Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë.”-tha i biri i Gerardit në prononcim për median.

Merdani njihet si një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare. Pas Festivalit të 11-të ai, (dhe disa kolegë të tij), u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe përfundoi në burg, ku u dënua me 16 vite. Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Pjesë nga repertori i Sherif Merdanit.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.