Pamjet para dhe pas, shikoni forcën e jashtëzakonshme të uraganit

 Pamjet para dhe pas, shikoni forcën e jashtëzakonshme të uraganit

Pamjet video të mëposhtme, tregojnë se çfarë force ka sjellë me vete uragani Ida, i cili ka goditur Luizianën në SHBA.

Era ka kapur një shpejtësi prej 150 miljesh në orë (241 km/h) ndërsa në disa zona kanë rënë 20-45 cm reshje shiu në një hark të shkurtër kohor. Era ka qenë aq e fortë saqë ka shkulur dhjetëra pemë e madje dhe ndërtesa.

Si pasojë e ardhjes së uraganit, afro 1 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Deri më tani vetëm një viktimë është raportuar nga media amerikane, ndërsa guvernatori i shtetit atje deklaroi se janë në pritje të një rritje të konsiderueshme të numrit të viktimave e njerëzve të humbur.