“Më ndihmoni të shkoj në spital” Rrëfimi i zjarrfikësve, për një ditë që nuk do ta harrojnë

 “Më ndihmoni të shkoj në spital” Rrëfimi i zjarrfikësve, për një ditë që nuk do ta harrojnë

Ky grup zjarrfikësisht nuk do ta harrojnë dot datën 18 qershor, pas një telefonate për ndihmë të cilës iu përgjigjën.

Shkuan në një emergjencë. Një zjarr kishte rënë në një banesë dhe grupi shkoi atje për të shuar flakët. Por me t’u kthyer, marrin një telefonatë nga një grua. Ishte shtatzënë dhe po telefononte për ndihmë.  Drejtuesi i eki[it Ken Marcotte tregoi për median e huaj:

“Telefonata erdhi nga një grua. Ishte në dhimbje, kërkonte ndihmë”

Kur zjarrfikësit mbërritën në shtëpinë e gruas, e gjetën këtë të fundit në vaskë dhe në dhimbje të mëdha.

“E pyetja zonjën nëse mund të lindte atje, apo kërkonte prej nesh ta dërgonim menjëherë në spital”thotë Liutenanti Marcotte.

Gruaja i kërkoi që ta transportonin drejt spitalit dhe ashtu ndodhi. Por duket se fëmija nuk kishte ndërmend të priste mbërritjen e nënës në spital.

“Sapo e dërguam zonjën në automjetin zjarrfikës, situata u përshkallëzua”-tha Marcotte.

Foshnja lind rrugës për në spital, pikërisht në këtë barrelë. Një djalë. Drejtuesi i grupit të zjarrfikësve shtoi:

“Ishte diçka e mrekullueshme. Normalisht ne nuk merremi me të tilla gjëra. Shpesh na ndodh të ndihmojmë njerëz të sëmurë apo njerëz që janë të lënduar… por është mirë që të sjellësh dikë në këtë botë”.

Me mbërritjen në spital gruaja e foshnja u hospitalizuan dhe gjithçka shkoi mirë për të dy. Ndërkohë drejtuesi i zjarrfikësve Frank Broën u shpreh krenar për grupin e zjarrfikësve dhe mënyrën sesi ata menaxhuan situatën.

“Kjo nuk është një punë e lehtë dhe këta burra shohin shumë gjëra të këqija me sy. Besoj se duhen vlerësuar për atë që bënë, sollën në jetë një fëmijë, që për mua është diçka e mrekullueshme