Fjalët e fundit të motrës, përpara se vëllai binjak të niset për t’i shpëtuar tumorit

 Fjalët e fundit të motrës, përpara se vëllai binjak të niset për t’i shpëtuar tumorit

Dy javë më parë emisioni Shqiptarët për Shqiptarët solli historinë e Lorencit, 9 vjeçar, I prekur nga tumori në kokë.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të familjes së tij, ndërhyrjeve e mjekimeve, asgjë nuk e përmirësoi gjendjen e tij. E vetmja shpresë, ishte largimi për kurim jashtë vendit.

Motra binjake e Lorencit iu drejtua me lot shqiptarëve, të ndihmonin vëllain.

Nëna e Lorencit, e dorëzuar tashmë, mblodhi copëzat e shpresës së mbetur, duke iu lutur shqiptarëve për ndihmë.

Ndihma erdhi. Paratë e nevojshme për kurimin e 9 vjeçarit u mblodhën. Lorenci u bë gati për t’u nisur me të ëmën drejt aeroportit e mandej në Itali. Vogëlushin e pret një operacion i vështirë. Pak para nisjes së tij, Lorenci flet me të motrën binjake, Lorenën.

Lorena është po ashtu 9 vjeçe, por fjalët e saj, kanë një tjetër peshë. Mes lotëve për të vëllanë, Lorena mundohet t’i japë forca Lorencit.

Lorena: Mos u mërzit Lorenc, se gjitçka do të shkojë mirë. Unë e di që ti je i fortë dhe do t’ja dalësh. Do të bëhesh mirë kur të dalësh nga operacioni. Do të luajmë bashkë, do të argëtohemi… kur të vish ti do të përqafoj fort

Lorena: Po të jap këtë arushin që ta mbash dhe të luash me të.

Lorenci: Do më marri malli shumë

Lorena: Edhe mua