Misteri i “kratereve shpërthyes” në Siberi

 Misteri i “kratereve shpërthyes” në Siberi

Në vitin 2014 do të zbulohej krejt rastësisht krateri i parë. Dhe që nga ajo kohë, në veri të Siberisë janë identifikuar deri më tani të paktën 17 kratere të tilla misterioze.

Krateret variojnë në sipërfaqe dhe shumë prej tyre ende mbeten të pazbuluar për shkak se janë të mbuluar nga uji/akulli.

“Fillimisht e dëgjova këtë fenomen në vitin 2014. Më erdhën në e-mail disa lajme lokale dhe thjesht nuk e besova.”-thotë Dr. Sue Natali ekologjiste arktike në qendrën kërkimore të Woodwell (SHBA).

“17 kratere janë zbuluar deri më tani. Kur krateri i parë u zbulua më 2014, i famshmi në Yamal, shumë studiues shkuan atje për të zbuluar shkakun dhe për të krijuar një model për mënyrën e formimit të kraterit. Gjithsesi, me zbulimin e ardhjen e kratereve të tjera, asnjë prej modeleve të ngritura nga studiuesit nuk i shpjegonte Çdo krater sillte elementë unikë.”-tha për BBC, Dr. Evgeny Chuvilin, shkencëtar rus.

Dhjetëra studiues nisën punën në këto kratere. Por nuk arrihej dot të shpjegohej se përse ishin krijuar.

Disa shkëncëtarë vendosën t’i vëzhgojnë krateret përmes pamjeve satelitore. Ajo që vunë re ishte se para shpërthimit e krijimit të kratereve, u krijonte një ‘malore’ (pingo) e cila rritej në disa metra. (siç tregon kjo foto e kapur në Kanada).

Kanada

Kjo masë e madhe dheu e tokë të ngrirë shpërthente, duke krijuar krateret. Ndaj dhe këto gropa njihen si krateret shpërthyes

“Këtu përballeshim me ekzistenën e një force kolosale, e krijuar nga forca presioni të mëdha. Arsyet pas kësaj trysnie të madhe, mbeten mister.”-thotë Dr. Evgeny Chuvilin.

Ndërkohë Dr. Sue Natali e shpjegon krijimin e kratereve me daljen e sasive të mëdha të gazit nga toka. Në kratere është zbuluar prezencë e madhe e gazit metan. Sipas teorisë së Natali, gazi arrin të ngrejë në sipërfaqe ato pjesë të tokës që nuk janë ngrirë (permafrost) dhe krijon shpërthimin… duke lënë më pas pikërisht këto kratere të stërmëdha.

Gjithsesi kjo mbetet një teori, pasi shkencëtarët ende nuk e kuptojnë se nga del e gjithë kjo forcë apo trysni e madhe nga nëntoka.

Krateret arrijnë në një diametër prej 70 metrash dhe një thellësi prej mëse 50 metrash. Shumë banorë lokalë të zonës (që merren me rritjen e bagëtive atje) kanë raportuar se kanë parë flakë e zjarr në këto kratere, por dokumentimi i të tilla rasteve ka qenë thuajse i pamundur, pasi zonat ku ndodhen këto kratere janë në vende të shkretuara (të pabanuara)

Për të parë më shumë mbi këto fenomene misterioze, ndiqni videon e BBC, ku mund të shikoni vizualisht dhe teorinë për mënyrën sesi shpërthen toka e krijohen këto kratere.