Mjekët i dhanë 1 vit jetë, gruaja mposht kancerin! Rrëfimi: I jam falenderuese Zotit e mjekëve

 Mjekët i dhanë 1 vit jetë, gruaja mposht kancerin! Rrëfimi: I jam falenderuese Zotit e mjekëve

Mjekët nuk i kishin dhënë më shumë se një vit jetë, pas rikthimit të kancerit në trupin e saj. Jasmina u përball fillimisht me sëmundjen në vitin 2017. Kishte kancer në gji, një lloj agresiv të sëmundjes së rëndë.

Pas kryerjes së kemioterapive e mastektomisë, gruaja nisi të kryejë 15 cikle radioterapie, të cilat ia pastruan trupin nga qelizat kancerogjene në vitin 2018.

Por një vit më pas, në 2019, kanceri u rikthye sërish. Kësaj here i kishte prekur një pjesë të mushkërisë e kockave në gjoks. Mjekët i treguan se diagnoza e saj ishte e vështirë. Dy muaj pas lajmit të rëndë, mjekët i kishin ofruar 51 vjeçares mundësinë për të kryer një ilaç eksperimental, i kombinuar me imunoterapi

“Kur më ofruan këtë zgjidhje, nuk e dija nëse do të bënte diçka për mua, por mendova me veten… të paktën do bëj diçka për të ndihmuar të tjerët, duke përdorur trupin tim për gjeneratat e më të rejave”-shpjegoi më vonë Jasmina Dejvid.

Gruaja tregoi se efektet anësore të terapisë ishin të rënda me dhimbje të forta të kokës e temperaturë të lartë, por më pas trupi i saj nisi të reagojë. Nga parashikimi i hidhur se mund të jetonte për një vit, për habinë e 51 vjeçares e mjekëve, gruaja tashmë nuk ka më asnjë shenjë të sëmundjes, ashtu siç raportoi BBC.

“Dy vite më parë mendova se më kishte ardhur fundi, por tani më duket sikur kam rilindur”

51 vjeçarja tregoi se shkoi të takojë nënën e saj të moshuar, për t’i dhënë lajmin se kishte mundur sëmundjen e rëndë. Jasmina ka vendosur që të dalë në pension më herët dhe të jetojë jetën e saj duke “qenë falenderuese për Zotin dhe mjekët”

Ajo dha një mesazh për BBC-në, duke treguar se tashmë e jeton çdo ditë të jetës duke e konsideruar atë si dhuratën e bekimin më të madh.

“E vlerësoj dhuratën e jetës e tashmë e konsideroj çdo ditë të jetës, si një bekim”