Momente frike teksa një i ri qëllon me thikë një grua! Shikoni ndërhyrjen heroike të këtij burri

 Momente frike teksa një i ri qëllon me thikë një grua! Shikoni ndërhyrjen heroike të këtij burri

Çfarë do të bënit sikur të shihnit një person me thikë në dorë që i afrohet një gruaje dhe e qëllon pamëshirshëm?

Kështu ka ndodhur pak ditë më parë në një stacion metroje në Manhatan, ku një grua është qëlluar në kurriz e gjoks disa herë nga një 22 vjeçar.

Një burrë e ka parë momentin kur i riu ka nisur të qëllojë gruan dhe menjëherë ka ndërhyrë. E ka kapur të riun nga prapa dhe e ka përplasur në tokë, duke e larguar nga gruaja. Më tutje disa persona të tjerë kanë ndihmuar në mbajtjen e 22 vjeçarit, derisa policia ka ardhur dhe e ka arrestuar atë.

median amerikane kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë në metro, të cilat kanë kapur momentin heroik.

“Po shihja se dikush u sulmua, pashë një thikë të madhe dhe që ai po sulmtonte një grua. Iu sula nga prapa dhe u mundova ta mbaj në tokë me kurriz, sepse e dija se nëse ai do të kthehej apo rrotullohej… edhe unë mund të goditesha me thikë.”-tha burri, i quajtur Shon Konaboi (Sean Conaboy).

Gruaja u dërgua menjëherë në spital dhe fatmirësisht nuk i rrezikohet jeta nga plagët e marra.