“Ishte më e mira në botë, si nëna jonë” Pas 41 vitesh, mësuesja del në pension mes lotëve

 “Ishte më e mira në botë, si nëna jonë” Pas 41 vitesh, mësuesja del në pension mes lotëve

Nuk është asnjëherë e tepërt të thuash një fjalë të mirë për një grua, veçanërisht për një mësuese, që 40 vite të jetës së saj ia ka kushtuar mësimdhënies.

Kështu ka ndodhur me zysh Liljanën, mësuese e kimisë në një shkollë 9 vjeçare të Tiranës. Pas 41 vitesh si mësuese e disa brezave, ajo ka dalë në pension, një ditë që përkoi dhe me ditëlindjen e saj të 61-të.

Mësuesit e nxënësit e saj i kanë bërë një surprizë mësueses, e cila nuk ka mundur dot t’i mbajë lotët. Një skenë prekëse, që shenjon përfundimin e një misioni dhe falenderimet për punën e një mësueseje.

“Më duket sikur është dita e parë e fillimit të punës sime. Ju falenderoj sepse këtë kënaqësi ma keni dhënë ju, nxënës të dashur dhe ju të nderuar kolegë. Por unë këtu do jem tek dera, në të gjitha ditët e festat, në arritjet e nxënësve të mi… derisa të kem jetë”-tha mësuesja.

Ndërkohë shumë nxënës u përlotën për largimin e mësueses së tyre. Shumë prej tyre, e quajnë atën si ‘më të mirën në botë’ dhe si ‘nëna e tyre’.

TCh i kushtoi një kronikë këtyre momenteve emocionale, të cilën mund ta shikoni këtu