Momenti kur oficeri spanjoll shpëton një foshnje në det

 Momenti kur oficeri spanjoll shpëton një foshnje në det

Fotoja e mësipërme tregon momentin kur një oficer spanjoll shpëton një foshnje të vogël në brigjet e Afrikës Veriore, atje ku janë mbledhur mijëra emigrantë.

Nëna së bashku me këtë foshnje u hodhën në ujë në tentativë për të mbërritur në tokë, pranë enklavës spanjolle të Seutës.

Oficeri i gardës civile spanjolle Juan Francisko arriti të shpëtojë foshnjen duke e mbajtur nën ujë. Fatmirësisht foshnja (djalë) arriti t’i shpëtojë mbytjes

Deri më tani rreth 8 mijë emigrantë kanë mbërritur në qytetin e Seutës përmes Marokut. Shumica e emigrantëve kanë kaluar kufirin duke notuar në ujë për të mbërritur në enklavën spanjolle në Afrikën Veriore. Kjo lëvizje masive ka sjellë përplasje diplomatike mes Spanjës e Marokut.

Çfarë po ndodh?

Seuta është një qytet që i përket Spanjës që prej shekullit të 16. Njëlloj si Melila, Seuta është kthyer në një pikë ku emigrantët nga Maroku apo Afrika sub-saharjane shkojnë për të kërkuar hyrjen në Europë.

Vitin e kaluar 2200 persona kaluan në Seuta e Melila duke shmangur kufirin përmes detit. Seuta ka një popullatë prej 85 mijë personash dhe është e lidhur me tokën e Spanjës përmes linjale detare në Gjibraltar.

Siç shpjegon Associated Press, Maroku ka thënë pak në lidhje me arsyet se përse i ka ‘relaksuar’ kontrollet në kufi. Mendohet se një akt i tillë është kryer në shenjë kundërpërgjigjeje kundër Spanjës, e cila lejoi liderin e një grupi militant (Brahim Ghali) që të merrte trajtim mjekësor në spitalet spanjolle.  Ghali drejton Frontin e Polisarios, i cili lufton për pavarësinë e Sahararë Perëndimore, një ish koloni spanjolle që u aneksua nga Maroku në vitet ’70.  Disa ekspertë thonë se çështja shkon përtej këtij fakti dhe se Maroku kërkon nga Spanja mbështetje për sovranitetin e saj ndaj Saharasë perëndimore, njëlloj siç bëri ish presidenti Donald Trump.