Momenti kur prindërit përqafojnë djalin 4 vjeçar, ra nga 20 metra lartësi dhe shpëtoi për mrekulli

 Momenti kur prindërit përqafojnë djalin 4 vjeçar, ra nga 20 metra lartësi dhe shpëtoi për mrekulli

Një djalë 4 vjeçar u rrëzua nga një lartësi prej afro 20 metrash, teksa po ecte në një pyll me prindërit. Vogëlushi ra nga pjerrtësia e një kodre, teksa për një moment u shkëput nga vëmendja e prindërve.

Babai i vogëlushit vrapoi dhe u hodh drejt të birit me idenë se tragjedia tashmë kishte ndodhur. Mrekullisht fëmija kishte shpëtuar pa lëndime serioze. Punonjësit e pyjores e ekipeve të shpëtimit atje (SHBA), kanë përcjellë fotot, teksa nëna e babai përqafojnë djalin që shpëtoi mrekullisht nga rënie në lartësi të madhe.

“Mrekullisht, teksa vogëlushi kishte në trup të nxira e gërvishtje, dukej se ishte në gjendje të mirë… fliste dhe ishte i interesuar për supër heronjtë. Në fakt super heroi i vërtetë aty, ishte vetëm ai”-thuhet në postimin e agjencisë së shpëtimit.

Vogëlushi u dërgua në spital dhe pas ekzaminimit të mjekëve, rezultoi të mos kishte pësuar dëme serioze në trup.