Zbardhet ekspertiza, i biri i 62 vjeçares së ndjerë vuri zjarrin në banesën në Tiranë

 Zbardhet ekspertiza, i biri i 62 vjeçares së ndjerë vuri zjarrin në banesën në Tiranë

Ekspertiza ka hedhur dritë mbi shkakun e zjarrit në banesën e të ndjerës Hava Osmëni, 62 vjeçarja e cila gjeti vdekjen pak ditë më parë në zonën e Astirit (Tiranë) pasi u hodh nga kati i tretë me të birin, për t’i shpëtuar flakëve.

Siç raportohet në media, ekspertiza ka dalë në konkluzionin se zjarri është vendosur nga 36 vjeçari, Klodiani, i cili ka grumbulluar rroba e sende të tjera lehtësisht të djegshme në mesin e kuzhinës. I riu i ka vënë zjarrin rrobave, ndërsa më tutje i gjithë apartamenti është përfshirë nga flakët.

Deri më tani ende nuk ka një dëshmi të të riut, i cili është i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Nëna e 36 vjeçarit arriti të dalë nga banesa, por u rikthye sërish për të mos braktisur djalin mes flakëve. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, 5 ditë më parë.

Për më tepër lexoni: Refuzoi kallëzimin, pavarësisht se i biri e dhunonte… Sakrificat e nënës që humbi jetën në Tiranë