Muslimanë e të krishterë, të gjithë me të njëjtin mbiemër! Fshati i pazakontë në Kosovë

 Muslimanë e të krishterë, të gjithë me të njëjtin mbiemër! Fshati i pazakontë në Kosovë

I shtrirë në një prej zonave më të thella të komunës së Lipjanit, gjendet një fshat që ka dy karakteristika të veçanta. Të gjithë banorët atje kanë të njëjtin mbiemër, por janë besimtarë të dy feve.

Fjala është për fshatin Brus, ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi dhe janë besimtarë të fesë muslimane e të krishterë. Fshati është ngritur nga tre vëllezër, të cilët kanë përqafuar besimte të ndryshme fetare.

Në Brus mund të gjesh shtëpi thuajse 200 vjeçare, ndërsa toleranca ndërfetare është një tjetër veçanti atje. Deri para disa kohësh, muslimanë e të krishterë varroseshin në të njëjtën varrezë.

Puna tipike në këtë fshat është prodhimi e shitja e thëngjillit, raportojnë mediat e Kosovës. Në fshat ka rreth 30 furra të posaçme ku digjet druri, duke u shndërruar në thëngjill për skarë.