“Në këtë botë vijmë për të bërë mirë” Historia e gruas që për 37 vite prodhoi libra për të verbrit

 “Në këtë botë vijmë për të bërë mirë” Historia e gruas që për 37 vite prodhoi libra për të verbrit

Miliona njerëz në botë kanë lindur pa dritë në sytë e tyre, pa patur mundësinë që të shohin familjen apo lexojnë një libër.

Por kjo grua, është munduar prej 37 vitesh që ta ndryshojë realitetin e të verbërve. Debra Bondi po bën 4 dekada që prodhon dhe shpërndan libra breil (alfabeti për të verbërit) në të gjitë botën. Orvatja e saj nisi prej ndjesisë për të ndihmuar sadopak. Ajo mësoi alfabetin dhe në bodrumin e shtëpisë së saj nisi të përkthejë një libër të njohur për fëmijë në formatin breil.

Debra vendosi që librat t’I shishte sa kostoja e letrës që përdorte për t’i bërë ato. Për t’i krijuar librat, përdori një printer që i ati i kishte ndërtuar.

“Jam një person që mendon se detyra jonë në këtë botë është të ndihmojmë njerëzit. Dëgjova për librat breil dhe mendova shumë mirë, mund të bëj libra. Mësova alfabetin dhe atje u takova me një grua. Më tha që e bija kishte veçse dy libra. Mësova se një libër breil kushtonte qindra dollarë dhe mendova të bëj diçka për këtë. Kështu nisa një organizatë non-profit.

Më kujtohet babai… kur isha e vogël ai kishte ngritur një kompani dhe kur unë ngrita organizatën, më thoshte me shaka ‘e ke këtë punë mbrapsht bijë, duhet të shesësh një libër me një çmim dhe jo me gjysmën e çmimit të kostove.”-tha Debra.

Tashmë Debra dhe organizata e saj non- profit ka shpërndarë më shumë se 600 mijë libra kudo në botë, ekzaktësisht në mbi 75 shtete. Gjysma e librave shpërndahen falas, ndërsa gjysma tjetër me një çmim që nuk i kalon 10 dollarët. Paratë përdoren për të mbuluar kostot e prodhimit të këtyre librave, që për mijëra fëmijë të verbër, janë një dritë e madhe.