Nëna e lidhur me zinxhirë në qafë! Video që solli pështjellim të madh në rrjetet sociale

 Nëna e lidhur me zinxhirë në qafë! Video që solli pështjellim të madh në rrjetet sociale

Videoja e një gruaje kineze, nënë e 8 fëmijëve, e mbyllur në një kasolle me një zinxhir përreth qafës, ka sjellë pështjellim të jashtëzakonshëm në të gjithë Azinë e më gjerë.

Siç raportoi BBC, video u publikua në Douyin, kompania që zotëron TikTok-un dhe u xhirua nga një burrë i cili shkon të vizitojë gruan dhe shokohet nga ajo se çfarë sheh.

Pasi i sjell asaj disa rroba të ngrohta, burri nis ta pyesë gruan por ajo nuk është në gjendje që të përgjigjet. Video u bë virale në Kinë dhe brenda pak orësh u pa nga dhjetëra miliona njerëz.

Shumë njerëz, të pështjelluar nga pamjet, kanë ngritur shqetësimin sesi është e mundur që një mizori e tillë ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet.

Vlogeri që po bën videon e pyet disa herë gruan nëse ka ftohtë, por në pamje kjo e fundit duket e trullosur dhe jo në gjendje për të kuptuar se çfarë po i thotë personi që kryen videon. E pas postimit të videos, një debat i fortë është hapur edhe për mënyrat sesi trajtohen njerëzit në zonat rurale, e veçanërisht gratë.

Video e mëposhtme u postua nga ‘The Indipendent

Pas videos virale, autoritetet atje reaguan duke thënë se nuk bëhet fjalë për një rast të trafikut të qenieve njerëzore. Gruaja ishte diagnostifikur me një sëmundje mendore, ndërsa vetë familja e saj u kishte deklaruar autoriteteve se ajo shpesh herë pësonte shpërthime të dhunshme.

Por pas këtij deklarimi, në rrjet pati një tjetër shpërthim kritikash e akuzash se si ka mundësi që autoritetet kanë lejuar një trajtim të tillë mizor për një njeri të sëmurë. Autoritetet reaguan për herë të dytë, duke dhënë më shumë detaje në lidhje me historinë e familjes e duke vënë nën hetim bashkëshortin e gruas.