Rrufeja thuajse 800 km e gjatë përshkron 3 shtete të SHBA-ve! Këto ishin pamjet satelitore

 Rrufeja thuajse 800 km e gjatë përshkron 3 shtete të SHBA-ve! Këto ishin pamjet satelitore

Është regjistruar si rrufeja më e gjatë në të gjithë rekordet e regjistruara më parë. Një rrufe e gjatë 477.2 milje ose 768 kilometra, përshkroi tre shtete të mëdha amerikane, Misisipi, Luiziana e Teksas.

Rekordin e ka konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO)

“Këto janë raste ekstreme të rrufeve”-shpjegoi studiuesi e profesori Randall Cerveny, duke shtuar se me gjasë ka rrufe që përshkrojnë apo zgjasin edhe më shumë se ky rekord e që do të mund të zbulohen falë teknologjive satelitore.

WMO ka përcjellë dhe një video me pamje satelitore, e cila tregon se çfarë ndodhi kur rrufeja qindra kilometra e gjatë përshkroi qiellin e hapësirën mes tre shteteve.