Nga jeta në kontenier tek një shtëpi e ngrohtë! Gëzimi i këtyre dy jetimëve do t’ju përlotë

 Nga jeta në kontenier tek një shtëpi e ngrohtë! Gëzimi i këtyre dy jetimëve do t’ju përlotë

Pasi panë nga afër sesi ishte të jetojë ne një kontenier, Elvisi e Fatma Naçi i japin lajmin e gëzueshëm një nëne të sëmurë që prej kohësh rriste e vetme dy fëmijët e mitur e shpresonte për një mrekulli për ta.

Elvisi i thotë Rinës se nuk do të duhet të jetojnë më asnjë sekondë në kontenier. Për ta është bërë gati një shtëpi e re, një strehë e ngrohtë për dy fëmijët e saj me të gjitha kushtet e nevojshme.

Mario, Maria dhe nëna e tyre Rina, udhëtojnë me makinën e Elvisit nga Miloti drejt Durrësit, atje ku këtë familje të vuajtur e pret një jetë krejt e re.

Fatma: Rina kjo është shtëpia jote

Rina: Ju falenderoj me zemër…Zoti ua shtoftë mirësitë juve dhe donatorit. Keni bërë të mundur për shumë pak ditë ëndrrën time të vetme. Kurrë nuk e prisja në një kohë kaq të shkurtër, të bëhesha me shtëpi.

Elvisi: Hajde t’i tregojmë dhomat fëmijëve.

Fëmijët gëzohen jashtë mase, lumturojnë që më në fund kanë dhomën e tyre.

Elvisi: Ne do ta marrim një lodër… kush e pa këtë video, le t’ja blejë një lodër Marias e Marios. Çfarë qejfi ke ti Mario, të të blejmë lodër? Po ti Maria?

Barbi!” thotë 8 vjeçarja, e cila shkëlqen nga gëzimi.

Por cili është shqiptari zemërmirë, i cili fali shtëpinë e tij për bamirësi? Pak muaj më parë, Isniu, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, kontaktoi me fondacionin “Firdeus” e “Shqiptarët për Shqiptarët”, me një qëllim, të dhuronte shtëpinë e tij në Durrës për bamirësi, për të bërë të lumtur një familje.

Tashmë shtëpia e këtij shqiptari me zemrën e madhe, u mbush me gëzimin e dy jetimëve dhe lotët e një nëne të vuajtur, Rinës. Elvisi shpjegoi se Rina do të marrë dhe një pension për t’u kujdesur për veten e fëmijët.

Ndiqeni këtë klip dhe shikoni lumturinë e madhe të dy jetimëve dhe lotët e gëzimit të një nëne.