“Mos i hiq këpucët, të zë korrenti” Nëna e sëmurë rrit dy jetimë në kontenier

 “Mos i hiq këpucët, të zë korrenti” Nëna e sëmurë rrit dy jetimë në kontenier

Rrugës për në Milot. Udhëtuam në një familje, të cilës nuk i numërohen vuajtjet.

Goditja më e fortë në kraharor erdhi 3 vite më parë, kur i shoqi i Rinës ndërroi jetë tragjikisht, duke u mbytur në lumë. Nëna mbeti e vetme me dy fëmijët, Marion 10 vjeç dhe Marian 8 vjeçe. Jetuan për disa kohë në një shtëpi që ua dhuroi kumbara e fëmijëve. Por vitet e pamundësia ekonomike, bënë që shtëpia të kthehej në të pabanueshme. Lagështira pushtoi dhomat, çdo cep të shtëpisë. E shumë shpejt erdhi sëmundja. Mario 10 vjeçar me astmë. Që në këtë moshë, ky fëmijë, përdor pompa e barna.

Por nuk mbaron me kaq numri i vuajtjeve të kësaj familje. Rina vetë u diagnostifikua disa vite më parë me një sëmundje të rëndë. Sot ajo qëndron në këmbë me sforcon e një nëne, për të mbajtur me ushqim fëmijët e saj të vegjël.

Elvisi e Fatma Naçi udhëtuan drejt kësaj familje, me sprovat e shumta, me dhimbjet të thella. Rina me fëmijët jetojnë në një kontenier të dhuruar nga Kisha, si të vetmen formë për të shpëtuar nga lagështira e përkeqësimi i shëndetit të Marios.

Por Elvisi e Fatma kanë mbërritur për t’i dhënë një lajm që do t’ja ndryshojë jetën Rinës dhe dy jetimëve. Me të trokitur në derë Rina përqafon Fatmën dhe takon Elvisin. Ky i fundit bën të heqë këpucët për të mos bërë pis në kontenier, por ndalohet nga Rina.

Elvis Naçi: Këtu jetojnë nëna me dy fëmijët jetimë. Ata nuk e dinë që neve do t’i marrim sot e t’i fusim në një shtëpi të re. Kisha ia ka mundësuar këtë kontenier dhe ne i falenderojmë. Shkojmë t’i takojmë këta jetimë.

Elvisi: T’i heqim këpucët…?                               

Rina: Jo jo të lutem, jo se të zë korrenti.

Elvisi: Obobo

Rina: …kur ka lagështirë ndodh..

Elvisi: Rina këtu jetoni?

Rina: Po. Për arsye se shtëpia ku banoj ka tepër lagështirë. Djali është me astmë. Çdo javë e shtroja djalin në spital se është shumë i sëmurë. Kaloi dhe Covidin dhe e përshkroi dhe epilepsia djalin. Shumë vështirë është. Se dhe unë jam sëmurë, kam tumor në kokë…

Në të tilla kushte jetonte kjo familje. Por shumë shpejt, vuajtjet e hallet e kësaj nëne, do të gjenin zgjidhje.

https://shqiptaretpershqiptaret.info/nga-jeta-ne-kontenier-tek-nje-shtepi-e-ngrohte-gezimi-i-ketyre-dy-jetimeve-do-tju-perlose/