“Nëse i keni flokët e gjata, dhurojini për fëmijët me kancer“ Gjesti i bukur i 10 vjeçares nga Kosova

 “Nëse i keni flokët e gjata, dhurojini për fëmijët me kancer“ Gjesti i bukur i 10 vjeçares nga Kosova

“Flokët nuk më dhimbsen“

Kështu thotë kjo vogëlushe nga Kosova. Ejona është veçse 10 vjeçe dhe i kërkoi familjes së saj për mundësinë që ajo t’i dhuronte flokët e saj për fëmijë të sëmurë me kancer.

Prindërit ia plotësuan dëshirën, ndërsa Ejona tregoi se e bën me dëshirën më të madhe këtë gjest të bukur.

Kam parë shumë fëmijë të sëmurë me kancer në televizor dhe shumë të tjerë që i kanë dhuruar flokët për ata. Prej aty e mora idenë. Dua ta gëzoj një fëmijë që është i sëmurë me kancer.

Ejona iu drejtua me një apel edhe vajzave në moshën e saj.

“I kisha sugjeruar të gjitha vajzat në moshën time apo më të vogël, që nëse i kanë flokët e gjata t’i dhurojnë për fëmijët e sëmurë.“-tregoi për T7 Ejona.