“Nëse s’do e nxirrja tim bir prej aty, do të vdisja dhe unë me të” Çfarë bëjnë prindërit për fëmijët, një video

 “Nëse s’do e nxirrja tim bir prej aty, do të vdisja dhe unë me të” Çfarë bëjnë prindërit për fëmijët, një video

Qofshit 5 vjeç, 30 apo 50 vjeç, sërish për prindërit do të mbeteni ‘fëmija’ i tyre… më i shtrenjti, më e shtrenjta në këtë botë.

Kështu tregon më së miri kjo video gjatë një gare me makina në SHBA, ku automjeti i një garuesi përplaset e më tutje shpërthen në flakë. I pari që vrapon, disa kohë përpara ekipeve të shpëtimit, është babai i djalit që pësoi aksidentin. Teksa karburanti derdhet kudo në tokë e makina përfshihet nga zjarri, babai i garuesit shkon drejt flakëve e arrin të nxjerrë prej aty të birin.

Pas kësaj ngjarje u ngrit shqetësimi se babai s’duhej të kishte shkuar duke rrezikuar jetën e tij  dhe të të birit, por duhet të kishte lënë ekipet e specializuara të bënin punën e tyre.

Në intervistë për median, babai u shpreh: “Nuk doja t’ja dija se kishte flakë, nuk doja t’ja dija se po dilja në pistë me një bluzë e pantallona të shkurtra. E vetmja gjë për të cilën isha i shqetësuar, ishte të nxirrja tim bir nga makina. Nëse djali im do të mbetej i bllokuar aty e unë s’do të mund ta nxirrja, do të vdisja bashkë me të”