Një akt mirësie në Tiranë! Sheh invalidin teksa lagej në shi, ndalon makinën për t’i falur një çadër

 Një akt mirësie në Tiranë! Sheh invalidin teksa lagej në shi, ndalon makinën për t’i falur një çadër

Një gjest mirësie është kapur në kamera nga një qytetar në Tiranë, teksa një grua në moshë të re ndalon makinën e saj, për të ndihmuar një burrë që ecte në karrige me rrota anash rrugës.

Ngjarja i përket mbrëmjes së djeshme. Në Tiranë binte shi dhe kjo qytetare ka ndaluar për t’i dhënë një çadër dhe disa të holla burrit në karrige me rrota. Video u postua nga portali JOQ, ndërsa gjesti i kësaj qytetareje, mbetet një akt mirësie për t’u marrë si shembull.